Te Panathinaikos apo jo? Menaxheri i Kaçes sqaron situatën

E ardhmja e Ergys Kaçes do të vendoset ditën e hënë. Këtë e ka zbuluar menaxheri i futbollistit shqiptar, Nikos Kagioulis, i cili treguar se vetëm pas takimit që do të ketë ai të hënën me përfaqësuesit e klubit të PAOK, do të vendoset nëse lojtari ndërron skuadër apo jo.

“Nuk di të them se çfarë ka bërë PAOK me Panathinaikos. Ne kemi disa diskutime dhe përditësime me të rejat e fundit në një takim me drejtorin teknik të hënën”, tha Kagiulis.

Megjithatë, duket se Kaçe është dakord me një transferim larg PAOK-ut, ku nuk ka më hapësira për të. “Nuk ka asnjë problem, për sa kohë që ekzistojnë kushtet e duhura. Janë disa procedura të tjera që duhen diskutuar me PAOK. Ai është i hapur ndaj të gjitha llojeve të propozimeve që janë të mira dhe i sigurojnë të ardhmen. Nuk është kundër transferimit për sa kohë që e ndihmon karrierën e tij. Ai do të dëshironte të qëndronte, por nëse nuk i jepen shanset që kërkon te PAOK, duhet gjetur diçka që ai të jetë një lojtar aktiv”, vijoi menaxheri.

“A është i pakënaqur te PAOK? Çdo lojtar i cili nuk aktivizohet e ndjen veten të pakënaur”, përfundoi ai. Kaçe pritet të kalojë te Panathinaikos në huazim deri në fund të sezonit me të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të tij. Por deri atëherë, të gjitha rrogat do ia paguajë PAOK meqë te Panathinaikos ka probleme të mëdha financiare. /vipsport.al/