Tashmë është një shembull, portieri lituanez kërkon “gjurmët” e Strakoshës

Një karrierë ëndrrash është ajo që po zhvillon Thomas Strakosha me klubin e Lacios. Rezultateve fantastike që është duke marrë skuadra e Inzaghit në “Seria A”, i bashkohen edhe paraqitjet në nivelin e duhur të portierit shqiptar.

Tashmë Strakosha është duke u kthyer në një shembull, që të tjerët duan ta ndjekin. Portali lacial,”Lazionews”, shkruan se Marius Adamonis kërkon “gjurmët” e Strakoshës.

Një karrierë thuajse identike ajo e dy gardianëve, teksa nga ekipi i të rinjve të Lacios, përfundojnë tek Salernitana, por me objektivin për t’u rikthyer sërish tek Lacio. Tashmë Adamonis është vetëm një hap larg ekipit të parë të Inzaghit, ndërsa Strakosha mund të shoh tek portieri lituanez të kaluarën e tij. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/