Strakosha heq një “siklet”, Juventusi kërkon Marketin për portier të dytë

Te Juventusi nuk kanë nevojë të kërkojnë portier të parë. Drejtuesit janë të bindur se pasardhësi i Bufonit është polaku Wojciech Szczesny.

Paraqitja dhe thjeshtësia e këtij portieri i lë të qetë të gjithë te Juventusi, që tani po mendon vetëm për portierin e dytë. Sigurisht, do të jetë një zgjedhje e një niveli të mesëm.

Për momentin, po shihen me interes Emil Audero dhe Marketi. Alternativat nuk mungojnë. Nëse ikën Marketi, që ka më shumë përvojë, portieri shqiptar i Lacios, Thomas Strakosha, thjesht do të heqe një “siklet”, pasi në këtë moment ai është i padiskutueshëm si portieri numër 1 i Lacios. Vipsport.al