“Sponge Bob” dhe kontestim, debutimi i çuditshëm i Edon Hasanit në Iran

Më në fund Edon Hasani ka arritur të debutojë në kampionatin iranian të futbollit me skuadrën e tij të re, Sepahan. Por ky nuk ka qenë një debutim si të gjithë të tjerët për futbollistin i cili pak javë më parë u largua nga Vllaznia për të firmosur në Iran.

Futbollisti shqiptar ishte zëvendësues në minutën e 82-të të ndeshjes ndaj Zob Ahan, të cilën ekipi i tij e humbi me shifrat 2-1 me një gol të pësuar në minutën e katërt shtesë. Disfata e radhës në kampionat, ku klubi nuk duket se po arrin të shprehë potencialin e tij duke qenë shumë pranë zonës së rënies nga kategoria, u shoqërua me një kontestim të ashpër nga tifozët e kësaj skuadre, të cilët i janë kundërvënë ekipit dhe trajnerin Kranjcar, i cili rrezikon shkarkimin.

Por ndeshja në fjalë ishte shumë e veçantë edhe për një arsye tjetër. Në ekranet e stadiumit “Naghsh-e Jahan” ku zhvillohej ndeshja, në vend që në momente te pauzave të shfaqeshin pamje sportive apo episode të ndeshjes, si kudo në botë, organizatorët publikuan vazhdimsiht pamje nga filmi vizatimor “Sponge Bob”. Ky fakt ka bëri xhiron e internetit në atë që ishte një debutim jo siç e kishte parashikuar mesfushori shqiptar i cili ëndërronte të luftonte për trofe në Iran. /E.K./vipsport.al/

more recommended stories