Spektakli i Murinjos për mediat: Nuk është etike të flas për të tjerët

Nëse flitet për trajnerët protagonistë me rezultatet e marra në ekipet e tyre, atëherë emrat janë të shumtë. Por nëse flasim për trajnerët protagonistë në konferencat për shtyp, atëherë Murinjo kryeson mbi të të tjerët.

Në prag të ndeshjes kundër Stoke, Murinjo ka dhënë spektakël për mediat në lidhje me zërat e transferimit që e dërgojë Sanchez drejt Junajtid.

“Nuk e di sesa etike është të flasësh për futbollistët që luajnë në ekipe të tjera. Nëse dikush do të fliste për futbollistët e Mançester Junajtid, atëherë unë nuk do të isha shumë i lumtur”, është shprehur Murinjo.

Këto fjalë të vëna në gojën e teknikut portugez, tashmë ngjanë më shumë se qesharake, ndërkohë që polemikat e tij me Antonio Konten nuk kanë përfunduar ende. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

more recommended stories