Skënderbeu shton miqësoret turke, luan me një ekip kazak më 18 janar

Ishin planifikuar 3 ndeshje miqësore nga drejtuesit e Skënderbeut për fazën përgatitore turke. Llogaritë ishin bërë duke pasur parasysh se kampionati riniste më 20 janar, por java e 17-të u shty për më 27 janar dhe kështu ditët e qëndrimit në Antalia mund të shtohen, po ashtu edhe miqësoret.

Klubi korçar ka bërë me dije se Aktobe, ekipi nga Kazakistani, është kundërshtari i katërt i Skënderbeut në Turqi. Kjo miqësore do të luhet më 18 janar, një ditë para kthimit në Shqipëri, që është planifikuar më 19 janar, por edhe mund të shtyhet.

Sot Skënderbeu luan me Beshiktashin, kurse më 15 janar me rumunët e Vitorulit, ndërsa më 18 janar, në orën 15:00, me Aktoben. Pak ditë më parë korçarët u mundën 3-0 nga Bursaspori. Drejtuesit ndërkohë vazhdojnë punën në merkato dhe në Turqi pritet të mbërrijë Emiljano Vila si përforcimi i radhës për ekipin e Dajës. Vipsport.al