Skënderbeu dorëzohet para Beshiktashit, por kënaqet me dy gola (VIDEO)

Ekipi i Skënderbeut ka zhvilluar miqësoren e dytë në Antalia, këtë herë ndaj Beshiktashit. Ndryshe nga miqësorja me Bursasporin, ku korçarët humbën 3-0, në formacion kthehen veteranët Shehi, Radas dhe Osmani. Vlerësimi ishte maksimal për këtë ndeshje, që nuk është thjesht një test.

Diçka e rrallë ka ndodhur në këtë takim. Beshiktashi ka shënuar i pari me Pektemek, por në atë moment një lojtar i Skënderbeut ishte i shtrirë në fushë dhe korçarët e kishin lënë lojën.

Turqit nuk e vunë re dhe shënuan, por më pas, pasi kuptuan situatën, e lejuan Skënderbeun të shënonte golin e barazimit me Soue. Në minutën e 52 ka qenë Pektemek ai i cili do të kalonte në avantazh Besiktashin, përpara se Negredo të gjente golin e 3 të takimit.

Në minutën e 90 të takim Lilaj ka arritur të ngushtojë shifrat e takimit, duke e dërguar rezultatin e përgjithshëm në shifrat 3-2. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

Skënderbeu e ka nisur ndeshjen me këtë formacion:

Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Lilaj, Muzaka, Gavazaj, Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja. Visport.al

Related Posts

more recommended stories