Shehu: Kallzimi penal për Dukën dhe Komitetin, rrezikojnë burgun

Drejtori i VIP Sport, Fation Shehu, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka treguar detajet kallzimi penal i depozituar në Prokurori nga FLamurtari ndaj presidentit të FSHF-së, Armand Duka dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv.

“Presidenti dhe anëtarët e tjerë të Komitetit Ekzekutiv çuan për miratim në Asamble 12 shoqatat fantazmë dhe ishin të vetmit që kishin të drejtën të shqyrtonin dokumentacionin e tyre. I kanë pranuar të paregjistruar në gjykatë, jashtë statutit të FSHF, ndërsa në Asamble askush nuk ka tagrin të kontrollojë dokumentacionin, e ka vetëm Ekzekutivi.

Ky është falsifikim. Në Asamble kanë votuar njerëz të paligjshëm. Ndaj është bërë kallëzim penal ndaj të gjithë Komitetit Ekzekutiv, të gjithë rrezikojnë nga 6 muaj deri në 7 vite burg.

Ky është mashtrim në bashkëpunim dhe falsifikim në bashkëpunim. Komiteti Ekzekutiv, pa pasur asnjë letër, ka thënë ‘po, i ka plotësuar kushtet’. Nga Duka e deri të anëtari më fundit rrezikojnë të arrestohen. rrezikojnë të arrestohen edhe 12 anëtarët në fjalë, përfaqësuesit e Shoqatave”, tha ai.