Saimir Demi: Zgjedhje hileqare për kreun e FSHF-së

I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, kryeredaktori i RTSH Sport, Saimir Demi ka folur për zgjedhjet e FSHF-së.

“Kjo e këtij viti mendoj se është gara më hileqare për sa u përket zgjedhjeve të presidentit të FSHF-së. Mendoj se është një garë jo “fair-play”, duke nisur që nga caktimi i datës së zgjedhjeve, e cila u afrua më 7 shkurt. Por, gjithashtu edhe nga mënyra si u nda një pjesë e mandateve.

Më ka lënë një shije të keqe. Vitet e kaluara kur janë zhvilluar zgjedhjet për president të FSHF-së, nuk ka pasur kandidatura. Ose kanë qenë kandidatura modeste, ose nën nivel.

Duka këtë herë, në këto zgjedhje, duhet të ndihet më i kërcënuar”, deklaroi Saimir Demi, kryeredaktor në RTSH Sport.