Rrebeshi i shiut ndërpret ndeshjen në stadiumin e Krujës

Nuk ka zgjatur më shumë se 65 minuta ndeshja miqësore mes Kastriotit dhe Ferronikelit, e zhvilluar sot në stadiumin e qytetit të Krujës.

Reshjet e dendura të shiut e kanë bërë të pamundur vazhdimin e lojës dhe lojtarët e dy skuadrave u janë drejtuar dhomave të zhveshjes. Deri në atë moment Kastrioti kryesonte 1-0 me gol të Enco Malindit.

Kastrioti, që kryeson Grupin e A në Kategorinë e Parë, po tregon një formë të mirë edhe në këto ndeshje testuese të dimrit. Ferronikeli, ekipi nga Kosova, po zhvillon në këtë periudhë disa ndeshje miqësore në Shqipëri. Vipsport.al