Realizohet dëshira e tifozëve, tek Lacio ka vend për festë

Tifozët e Lacios kanë pasur vetëm një dëshirë “të vetme” që kanë kërkuar gjatë merkatos së dimrit. Këtu nuk bëhet fjalë për një afrim të ri në organikën e ekipit, por për një rinovim.

Stefan De Vrij konsiderohej si një lojtar i larguar nga mediat italiane përpara pak kohësh. Mbrojtësi holandez është një pikë kyçe e ekipit, teksa ka rrëmbyer zemrën e tifozëve lacial. Nëse holandezi do të largohet nga ekipi, atëherë skuadra e Inzaghit do të humbiste shumë.

Tashmë ka ardhur lajmi i shumëpritur për lacialët, sipas “Gazzetta dello Sport”, Stefan De Vrij do të rinovojë me Lacion deri në vitin 2021. Zyrtarizimi pritet të vijë gjatë ditës së hënë, ndërsa Interi dhe Juventusi duhet të tërhiqen nga gara për të siguruar shërbimet e holandezit. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/