Qetësohet Montela, Sevilja kthehet te fitorja në fushën e Espanjolit (video)

Tifozët e Seviljes duhet t’i kërkojnë falje trajnerit Montela pas polemikave të disa ditëve më parë. Skuadra e tyre ka fituar pak më parë në fushën e Epanjolit, madje me një rezultat bindës 0-3.

Një fitore e rëndësishme në këtë moment për trajnerin italian dhe skuadrën e tij, që vinte nga tri humbje radhazi në kampionat dhe një gabim tjetër ishte i pafalshëm. Situata me tifozët ishte jo pak e trazuar.

Vaskez hapi serinë e golave në pjesën e parë të ndeshjes, në minutën e 15-të. Sarrabia shënoi golin e sigurisë në minutën e 34-t dhe në minutën e fundit ishte sulmuesi Muriel ai që trefishoi.

Pas kësaj ndeshjeje, e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit, Sevilja mban vendin e 5-të, me 32 pikë, po aq sa ka edhe vendi i 4-t, që mbahet nga Reali i Madridit.

Vipsport.al