Probleme pas shitjes së Koutinjos, Liverpuli tenton rinovimin me Emre Çan

Pas shitjes së Koutinjos, Liverpuli nuk ka qenë shumë aktiv në merkato. Është folur shumë për ardhjen e Nabi Keita që në janar, por Lajpcigu ka vendosur ta mbajë deri në qershor.

Lemar është blinduar nga Monako, kurse Mahrez nuk duket një objektiv Klopit, i cili pret lajme nga drejtuesit dhe është gati të lëshojë edhe sulmuesin Daniel Starrixh, i kërkuar nga Interi, Njukasëlli dhe Sevilia.

Trajneri gjerman i Liverpulit kërkon të mbajë me çdo kusht Emre Çan, mesfushorin që i skadon kontrata në qershor dhe që e kërkon gjysma e Europës. Juventusi është i pari në radhë për të dhe do të bëjë gjithçka që ta marrë në Torino, por edhe Mançester Siti dhe Bajerni i Mynihut janë gati të bëjnë goditjen.

Por te Liverpuli bëjnë me dije se drejtuesit po bëjnë maksimumin që ta bindin mesfushorin gjerman të rinovojë, edhe pse kjo gjë po komplikohet disa-ditës. Vipsport.al

more recommended stories