Po “kryqëzohet” në Madrid, teknikut francez i soset durimi: Nuk jemi aq negativë

Nga “parajsa”, tashmë duke parë flakët “e ferrit”. Njeriu i trofeve, ose siç njihet ndryshe, Zined Zidan, e sheh veten për herë të parë t’i rrezikohet stoli në ekipin madrilen.

Reali është shumë mbrapa Barcelonës në “La Liga”, teksa e sheh veten thuajse të kapitulluar që në muajin janar. Mediat i janë vërsulur kampionëve të Spanjës, duke i kritikuar për performancën në fushën e lojës.

Tekniku francez i ka dalë në mbrojtje futbollistëve në një konferencë për shtyp, duke i vënë theksin faktit se situata nuk është në atë gjendje që përflitet.

“Mediat e dinë më së miri që situata nuk është aq negative sa përflitet këtu. Por i intereson të flasin në këtë mënyrë për Real Madridin, pasi vetëm kështu mund të shitet më shumë nga ana e tyre në treg”, është shprehur Zidan. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/