Partizani merr Ramadanin nga Maqedonia, firmos nesër me të kuqtë

Emran Ramadani arrin akordin me Partizanin. Sipas “infOSport.mk”, mesfushori i skuadrës së Renovës ndodhet në Tiranë dhe ditën e nesërme do të prezantohet te të kuqtë.

25-vjeçari ka qenë pjesë e Renovës që nga viti 2013-të. Sezonin aktual, Ramadani luajti në 17, nga 18 ndeshje të zhvilluara në total, duke realizuar edhe një gol, atë kundër Vardarit. Në total, mesfushori i lindur në Tetovë, ka zhvilluar plot 120 ndeshje me Renovën, duke realizuar edhe 19 gola.

Në të kaluarën, ai ka qenë edhe pjesë e Shkëndijës së Tetovës.