Pakult: Më tregoni nëse Kukësi është më mirë apo më keq se më parë

Peter Pakult duket i kënaqur me atë që sheh në fushën e lojës nga skuadra e Kukësit, ndonëse ka më pak se tre javë që drejton kampionët në fuqi të Superiores. Por trajneri austriak pranon me sinqeritet se nuk di të thotë nëse ekipi është më mirë se sa ka qenë në pjesën e parë të sezonit apo jo.

“Jam i kënaqur me lojtarët se zbatuan cfarë kërkova, është një test i mirë për të gjithë. Nuk e di nëse jemi më mirë apo më keq, se nuk e kam ndjekur më parë Kukësin, këtë duhet ta thoni ju. Mua më pëlqen mënyra se si sillet skuadra në fushë”, u shpreh ai para gazetarëve pas miqësores së fituar sot me shifrat 5-1 ndaj Dinamos.

Edhe pse duken që tani “konturet” e një rreshtimi tip për ekipin e tij, të testuar gjatë këtyre javëve të para, Pakult tregon se nuk ka vendosur ende se si do të luajë ndaj Vllaznisë në ndeshjen e parë zyrtare në drejtimin e ekipit. “Kemi ende kohë për të menduar dhe do të shohim gjithmonë ndeshjen e radhës”, tha ai. /vipsport.al/

Related Posts