Pakult ka një mënyrë të veçantë në stërvitje, tek Kukësi përgatiten për surprizën e radhës

Ekipi i Kukësit është duke bërë mirë në fazën përgatitore të zhvilluar në Antalia. Pakult mund të thuhet se e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën e tij me kampionët e Shqipërisë, teksa ka “thyer” dy ekipe të njohura në Turqi. Ndeshja e radhës do të jetë ndaj Fenerbaçes në 13 janar.

Gjatë ditës së sotme, ekipi i Kukësit ka bërë një stërvitje më të qetë, në krahasim me ditët e mëparshme. Gjatë fazës së parë, skuadra ka bërë disa ushtrime shplodhëse, ndërsa në fazën e dytë, ekipi është stërvitur në palestër për shkak të rënies së shiut.

Megjithatë, ajo që vihet re në stërvitjen e Pakult, është që tekniku i ri kërkon të krijojë një lidhje miqësore me të gjithë futbollistët, duke dalë shpeshherë nga detyra si trajneri i ekipit. Pakult kërkon të rikthejë në këtë mënyrën frymën pozitive që po i mungonte këtij Kukësi. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

more recommended stories