

Çështja e Donarumës në ekipin e Milanit, u kthye në një “telenovelë” që nuk po i gjendej kurrë fundi.
Megjithatë gjërat kanë nisur të ndryshojnë, fati i portierit të Milani mund të quhet i përcaktuar. Për këtë mendon drejtori sportiv i kuqezinjve, Mirabeli, teksa nuk përjashton edhe një rinovim “i përjetshëm” të Donarumës më këtë ekip.
Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport“, Mirabeli është shprehur:
“Donaruma e ka nënshkruar kontratën e re me shumë dëshirë dhe gjithmonë e ka shprehur këtë dëshirë, për të qëndruar tek Milani. Ne do të ishim shumë të lumtur, nëse ai do të qëndrontë përgjithmonë në këtë ekip.
Megjithatë nëse ai dëshiron të largohet, që nuk është ky momenti, atëherë rruga do të jetë e hapur. Askush nuk detyrohet të qëndrojë”, është shprehur Mirabeli. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/
more recommended stories
Çmenduritë nuk kanë fund, Reali ofron 200 milion euro për yllin francez
Merkatoja e kaluar, ishte e çmendur.
Mirabeli thuajse i larguar, ja kandidatët për “regjisorin” e ardhshëm të Milanit!
Është gjithmonë e më e paqartë.
Klopp: Ishim fantastikë, me përjashtim të 10 minutave të fundit
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, pas.
Liverpool-Roma/ Notat e lojtarëve, shkëlqen Salah
Mohamed Salah ishte protagonisti absolut në.
Leave a Comment