Nuk është Siti, PSG apo Barcelona… ekipi më i mirë në Europë është ish-ekipi i Kaçes

Disa nga kampionatet kryesore europiane, duken të mbyllura që në gjysmën e parë të sezonit.

Kështu PSG nuk lë shumë vend për të diskutuar në Francë. Barcelona është duke bërë një sezon fantastik në “La Liga”, teksa e ndihmuar edhe nga dështimet e Real Madridit, kryeson e qetë në renditje. Ekipi i Guardiolës mund të quhet mrekullia e këtij sezoni të ri futbollistik deri në këto momente, teksa është duke “sunduar” në Premier League.

Por nëse flasim për ekipin më të mirë në Europë, ai është ish-ekipi i Ergys Kaces. Viktoria Plzen mban vendin e parë në Çeki, duke fituar 15 ndeshje nga 16 të mundshmet. Pas ekipit kryesuesve të Çekisë, vjen ekipi i Mançester Sitit i cili mban të njëjtën ritëm. Në vendin e 3 renditet ekipi i Valverdes, me një mesatare prej 2.7 pikësh për ndeshje.  /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

more recommended stories