Nuk do të ketë merkato në janar, ka panik tek tifozët e Milanit

Nga “parajsa”, Milani do të shkojë drejt “ferrit” të tij. Një merkato verore që e ktheu klubin italian në kryefjalën e mediave europiane, rriti entuziazmin tek tifozët kuqezinjtë.

Por afrimet e reja nuk arritën të ndikonin në rezultat, teksa Milani është një dështim total sa i përket renditjes në kampionat. Merkato e janarit ishte duke u pritur me shumë interes nga tifozët, për të shpresuar diçka në rikuperimin e organikës së skuadrës.

Megjithatë këto dëshira do të jenë thjesht iluzione. Drejtori sportiv i Milanit, Mirbaeli, shkoi në fundjavë në Gjermani. Në fillim u përfol për ndonjë emër të mundshëm të ardhur nga Gjermani, por në një intervistë për “Gazzeta dello Sport”, Mirabeli ka hedhur poshtë gjithçka.

“Në Gjermani nuk shkova për këtë qëllim pasi ne nuk kemi interes të afrojmë ndonjë futbollist gjatë merkatos së janarit”, është shprehur Mirabeli.  /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

more recommended stories