Një tjetër shqiptar “çmend” klubet e Serisë B, të gjithë pas Krasniqit

Talentet shqiptar që gjenden në Zvicër, nuk kanë së përfunduari. Këtë herë flitet për mbrojtësin e krahut të djathtë, Jetmir Krasniqi.

Futbollisti 23-vjeçar luan me ekipin e Kiasos në Zvicër. Kransiqi luan gjithashtu edhe në krahun e djathtë të mesfushës, por pozicioni i tij natyral është si mbrojtës në këtë krahë.

Sipas asaj që raportojnë mediat zvicerane, për futbollistin shqiptar ka shumë oferta nga klubet e Sersië B. Askoli, Peruxhia dhe Fronsionone janë tre klubet që kërkojnë me ngulm shërbimet e këtij lojtari.

Kontrata e Krasniqit me ekipin e Kiasos përfundon në 2019, por futbollisti pritet të lëviz gjatë kësaj merkato. Ajo që duhet theksuar, është fakti se Jetmir Krasniqi ka zhvilluar disa ndeshje me moshat e Zvicrës. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/