Nevil Dede e nis me përmbysje, e nderon ish-futbollisti i Partizanit

Ekipi i Erzenit ka zyrtarizuar gjatë ditës së djeshme Nevil Deden si trajnerin e ri.

Në ndeshjen e parë miqësore, aventura e Dedes ka nisur në mënyrën e duhur. Erzeni ka zhvilluar në ditën e sotme, një miqësore ndaj Ilirisë që është luajtur në Shijak.

Takimi ka përfunduar me rezultatin 2-1, teksa gjithçka është vendosur falë përmbysjes në pjesën e dytë. Për Ilirinë ka realizuar në pjesën e parë Xhabrahimaj, ndërsa për ekipin e Erzenit ish-sulmuesi i Partizanit, Mustafa Enok Xhixhua.

Dopieta e futbollistit që erdhi drejt Erzenit për t’u testuar, ka vulosur fatin e kësaj miqësore. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

more recommended stories