Në “Premier League” bëjnë bilancin, Lorik Cana përfaqëson Shqipërinë

Në Angli janë duke bërë bilancin, sa i përket futbollistëve me nacionalitete të ndryshme, që kanë luajtur në kampionatin anglez.

Futbollistë të ardhur nga shtete të ndryshme janë kthyer në idhujt e tifozëve me golat e tyre, por ka edhe shumë të tjerë që nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës pavarësisht ndeshjeve të zhvilluara.

“The Guardian” ka bërë një listë me disa emra, teksa Lorik Cana renditet në vendin e dytë duke përfaqësuar Shqipërinë. Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare ka zhvilluar 31 ndeshje në aventurën e tij me ekipin e Sanderlend, por pa arritur dot asnjëherë të vetme, të shënojë një gol për ekipin anglez. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

1)Oman, 111 (Ali al-Habsi)
2) Albania, 31 (Lorik Cana)
3) Pakistan, 22 (Zesh Rehman)
4) Zambia, 20 (Emmanuel Mayuka 16, Collins Mbesuma 4)
5) Bolivia, 19 (Marcelo Martins Moreno 12, Jaime Moreno 7)
6) Cyprus, 9 (Nikodimos Papavasilou 7, Alexis Nicolas 2)
7) Equatorial Guinea, 4 (Emilio Nsue)
8) Lithuania, 3 (Tomas Danelevicius 2, Giedrius Arlauskis 1)
9) Cape Verde, 2 (Pelé 1, Cabral 1)
10=) Seychelles, 1 (Kevin Betsy)
10=) Faroe Islands, 1 (Gunnar Nielsen)
10=) Guinea-Bissau, 1 (Mesca)
10=) Kosovo, 1 (Bersant Celina).”

more recommended stories