Mund të luante ndaj Volfsburgut, tekniku i Dortmundit ndalon rikthimin e Rojs

Nëse ka një futbollist i cili është penalizuar më së shumti nga dëmtimet, ai është Marko Rojs. Megjithatë, talenti gjerman ka ende shkëlqim dhe rikthimi i tij pritet me padurim nga ana e klubit dhe tifozerisë.

Tashmë është koha Rojs të rikthehet në fushën e lojës, pas një kohe të gjatë mungese. Megjithatë trajneri i ekipit të Dortmundit, Stoger, ka ndaluar rikthimin e lojtarit.

Trajneri austriak nuk ka rrezikuar me mesfushorin gjerman, megjithëse Rojs mund të luante në takimin e radhës që Dortmundi ka në Bundesligë. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/