Mjafton një pjesë loje në miqësore, mesfushori Kamer Qaka bind rusët

CSM Poli, skudra e Kamer Qakës, mesfushorit ntë Kombëtares shqiptare, por zhvillon fazën përgatitore në Turqi dhe dje ka luajtur miqësoren e radhës ndaj rusëve të Rostov.

I pranishëm ishte edhe trajneri i Rumanisë, Kozmin Kontra, i cili ka parë disa lojtarë të ekipit të Qakës, kurse ky i fundit u aktivizua vetëm një pjesë loje. Por edhe 45 minuta kanë mjaftuar që futbollisti shqiptar të bjerë në sytë e drejtuesve të kundërshtarit rus, Rostovit.

Ata e kanë monitoruar me kujdes Qakën, i cili ka bërë një paraqitje shumë të mirë dhe prej kohësh kërkohet nga disa skuadra të kampionateve të ndryshme. Tani edhe kampionati rus është një alternativë më shumë për futbollistin kuqezi, i cili është grumbulluar në Kombëtare nga trajneri Panuçi pak kohë më parë. Vipsport.al