Miqësoret e ekipeve shqiptare në Turqi, kryesuesit e Superiores zbresin sot në fushë

Shumica e skuadrave të Superiores po e zhvillojnë fazën përgatitore në Turqi dhe një nga arsyet e zgjedhjes së këtij vendi është se mund të luajnë miqësore pa fund. Në Antalia stërviten aktualisht skuadra nga shumë vende të tjera dhe nuk është e vështirë të gjesh kundërshtarë.

Në fushë do të zbresin sot katër skuadra të Superiores, duke nisur me Flamurtarin, që në orën 11:00 luan me Erzurumsporin. Më pas është radha e Kamzës që përballet me rusët e Alanias dhe me radhë Partizani ndaj Kasimpashasë e Skënderbeu ndaj Beshiktashit. Pa dyshim që miqësorja e fundit spikat, pasi kryesuesit e Superiores përballen me një ekip të madh në Turqi, siç është Beshiktashi.

 

Miqësoret e sotme  

Kasimpasha-Partizani 13:30

Beshiktash-Skënderbeu 15:00

Kamza-Alania Vladikavkaz 13:00

BB Erzurumspor-Flamurtari 11:00

 

more recommended stories