Milani merkato në Gjermani, Mirabelli me mision në Leverkusen-Bayern Munchen

Milan vazhdon të mbajë sytë nga Bundesliga për sa i përket merkatos.

Pas blerjes së Rodriguez dhe Calhanoglu në kampionatin gjerman, tashmë drejtuesit kuqezi kanë hedhur vështrimin nga një tjetër lojtar që aktivizohet në këtë ligë.

Bëhet fjalë për Julian Brandt, anësorin e Bayer Leverkusen. “Gazzetta dello Sport” raporton se Drejtori Sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli ka qenë prezent sot në stadium në takimin Bayer Leverkusen-Bayern Munchen 1-3.

Misioni i Mirabellit ishte pikërisht monitorimi i Brandt.

Por, nuk mbetet me kaq, sepse udhëtimi i Drejtorit Sportiv të Milanit do të vijojë edhe me “Red Bull Arena” ku do të luajë Leipzig-Schalke 04. Këtë herë Mirabelli do të vështrojë Max Meyer, 22-vjeçarin e Schalkes. Një tjetër emër që pëlqehet nga Milani është edhe Julian Weigl, mesfushori i Borussia Dortmund.