Mihajloviç do ta vazhdojë karrierën në Francë, pas shkarkimit nga Torino

Ish-trajneri i Torinos dhe disa skuadrave të tjera në Serinë,  Sinisha Mihajloviç, duket se do ta vazhdojë karrierën në kampionatin francez. Ai u shkarkua më 4 janar nga stoli i Torinos dhe pushimi për të do të zgjasë shumë pak.

Drejtuesit e Bordosë janë duke e menduar shumë seriozisht afrimin e tij në ekip për të zëvendësuar Zhoselin Gurvenek, i shkarkuar dje. Për momentin bëhet fjalë vetëm për një ide, për një sondazh të klubit francez, por emri i Mihajloviç josh jo pak. Kandidatët e tjerë për stolin e Bordosë janë Mishel Preud’home, Elie Bop dhe Didier Tolot. Vipsport.al

more recommended stories