Mes aktorëve, “NBA” dhe xhirove me “Formula 1”, sa shumë “vuajtje” në grumbullim për Sadikun

Ekipi i Legias është duke bërë fazën e përgatitjeve dimërore në Miami, për të vazhduar pjesën e mbetur të kampionatit.

Në faqen zyrtare të klubit është shpallur lista e lojtarëve që janë nisur drejt Miamit, ku sigurisht nuk ka munguar as sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku.

Gjithashtu është bërë publike edhe axhenda e klubit, gjatë ditëve të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Faza përgatitore do të zgjasi 11 ditë. Gjatë këtyre ditëve, Armando Sadiku së bashku më shokët e skuadrës, do të kenë disa momente të veçantë përveç pjesës së stërvitjes intensive.

Kështu futbollistët e Legias do të kenë mundësi të ndjekin shfaqje të ndryshme, të ndjekin një ndeshje në NBA, por duke bërë xhiro edhe në “Formula 1”, teksa kryesin e kësaj aventure e ka një emër shumë i njohur në këtë sport, si Rubens Barrikelo. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/