Merkato e janarit në klubin e Milanit, këto janë afrimet dhe largimet që priten

Pas merkatos së verës ku në ekipin e Milanit është afruar thuajse një formacion skuadre, gjatë asaj të dimrit italianët ende nuk e kanë bërë afrimin e parë.

Drejtuesit e klubit dhe Gatuzo janë shprehur se nga ekipi nuk priten të ketë shumë ndryshime në fundin e janarit, por në mediat italiane kanë dalë afrimet dhe largimet e mundshme që priten në këtë ekip.

Sa i përket afrimeve, Milani ka shfaqur interes për futbollistin e Leverkusenit, Julian Brandt, lojtarin e Shalkes, Max Meyer dhe Julian Veigl që luan për Dortmundin. Ekipi i Gatuzos i ka kthyer sytë drejt Bundesligës sa i përket afrimeve.

Ndërsa për largimet që priten nga ekipi, Gustavo Gomez është i pari që mund të lërë skuadrën drejt Boka Juniors. Për mesfushorin Lokalteli pritet një marrëveshje me Xhenoan, ndërsa Donaruma është një “telenovelë” e cila zgjat pambarimisht. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

more recommended stories