Mediat e zyrtarizuan tek Junajtid, mesfushori zbret në fushë për Arsenalin

Merkato e janarit është ende një çështje e hapur në botën e futbollit, teksa ekipet janë duke kryer përforcimet e duhura për të përballuar pjesën e mbetur të sezonit.

Mediat e ndryshme sportive në Europë, nuk kanë ngurruar të zyrtarizojnë kalimin e Aleksis Sançez tek ekipi i Mançester Junajtid. Por teksa mediat e quajtën thuajse të përfunduar këtë transferim, mesfushori kilian do të zbresë në fushë në fundjavë për ekipin e Arsenalit.

Sançez është grumbulluar nga Venger për ndeshjen e rradhës në kampionat, teksa futbollisti 29-vjeçar është parë në humor në qendrën stërvitore. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

more recommended stories