Mauro Ikardin e mban vetëm Championsi, projektet e Interit varen prej tij  

Drejtuesit zikaltër po mendojnë për rinovimin me kapitenin, me një rrogë prej 9 milionë eurosh dhe një klauzolë të re për të evituar surprizat. Ndërkohë, Reali i Madridit vazhdon të ndjekë nga afër situatën.

Inter-Ikardi bashkë edhe sezonin e ardhshëm? Po, ose ndoshta. Sulmuesi argjentinas do të mbetet zikaltër, nëse skuadra e tij siguron pjesëmarrjen në Champions League. Fati i sulmuesit është i lidhur me vendin e 4-t për disa arsye, teknike dhe ekonomike.

Interi, që monitorohet nga UEFA për shkak të “Financial Fair Play”, do ta kishte të pamundur ta mbante kapitenin pa Champions. Ndërkohë, duhet zhbllokuar merkatoja dhe të gjitha rrugët të çojnë tek Ikardi.

Interi po ndjek me kujdes zhvillimet në Lega për të kuptuar datat e merkatos së ardhshme verore. Mund të jenë 31 korriku ose 8 gushti limiti, por në çdo rast koha do të ishte e kufizuar për Interin. Kuptohet që e ardhmja e Ikardit është thelbësore për projektet e Interit. Nëse lojtari vendos të rinovojë deri në vitin 2023, është e qartë se do të ndryshojnë edhe klauzolat e largimit, që do të thotë se do të ketë një rritje prej 200 milionë eurosh.

Vipsport.al