Masato Fukui te Kastrioti? Ja e vërteta e sulmuesit japonez

Masato Fukui ka qenë sot pjesë e skuadrës së Kastriotit në takimin miqësor kundër Ferronikelit.

Sulmuesi japonez i Kamzës është parë në radhët e ekipit krutan, duke habitur të gjithë, pasi asnjë prej skuadrave nuk ka lajmëruar ndonjë transferim të tij të mundshëm te Kastrioti.

Por, “Vipsport.al” mëson se Fukui nuk është transferuar te Kastrioti, por ka dalë në stërvitje me ekipin e Kategorisë së Parë, pasi ka pasur probleme me vizën dhe nuk ka udhëtuar me ekipin e Kamzës drejt Turqisë për fazë përgatitore.

Për të mbajtur ritmin dhe kondicionin e duhur fizik, sulmuesi i Kamzës nuk ka humbur kohë, por ka dalë në stërvitje me Kastriotin, për t’iu bashkuar sigurisht Kamzës, në momentin që ekipi i Ramadan Ndreut do të nisë përgatitjet në Shqipëri për ndeshjet e Superligës./Vipsport.al/