Luan Vukatana: Duka, kanceri i futbollit shqiptar

Ikona e futbollit shqiptar, Luan Vukatana, ka replikuar në një status të Roland Luçit. Ky i fundit që njihjet për elozhet që i thur Dukës. Pasi kishe bërë një status, ku ishte kundër dënimit të anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv (ku përfshihet edhe Duka), pavarësisht mashtrimit dhe falsifikimit të kryer, Luçi e ka marrë përgjigjen nga Vukatana, i cili i thotë saktësisht:

“Roland, pergjithesimi se te gjithe anetaret e KE do te hyne ne burg nga Fino me duket nje absurditet qe kalon ne dizinformim dhe padashje ndoshta ne manipulim. Domethanja mund te jete qe te gjithe ato qe kane firmosur per shkeljet per perfitimet kolosale teDukes. Sa per Muedin Targaj, e njoh mire personalitetin e tij dhe te garantoj qe nuk eshte pjese e batakcillekeve te federates.

Kemi diskutu bashke para pak oresh per figuren e Finos v Dukes. megjithe alergjine qe kam per PS_ne dhe Finon, kam bindjen e padiskutushme qe eshte i vetmi grusht per kancerin e futbollit shqiptar qe ka vetem nje emer: Duka. Askush tjeter qofte edhe emra te tjere shume te suksesshem nuk do te mund ta mposhtnin biles as nuk do te lejoheshin te kandidojne duke perdorur te gjitha makinacionet alla Duka.

Prandaj e keqja me e vogel nuk eshte Duka ashtu sic trumbetohet, por ne kete moment asht Fino. Une personalisht nuk arrita ta ndiqja debatin por logjika me thote kete version. Para pak oresh shkembyem mendimet tona rreth ketij problemi te cilat nuk mund te permblidhen ne nje koment. Per nje gja jam I bindur qe largimi i Dukes apo kushdo qofte asht domosdoshmeri pas nje uzurpimi 16 vjecar te ketij institucioni qe eshte me shume i joni se sa i Dukes”.

 

more recommended stories