Llullaku drejt rikthimit në Rumani, e kërkon skuadra e Kamer Qakës

Azdren Llullaku mund të rikthehet në Rumani. Sulmuesi i Komëtares së Shqipërisë është vënë në “shënjestrën” e skuadrës së Politehnica Iasi, ekip ku aktivizohet edhe Kamer Qaka.

Sipas mediave rumune, Llullaku është një alternativë që po studiohet nga drejtuesit e klubi të Politehnica Iasi.

Aktualisht, sulmuesi kuqezi është pa skuadër, pas ndërprerjes së kontratës me kazakët e Astana-s. Gjatë këtij sezoni, Llullaku ishte i huazuar te ekipi tjetër i kampionatit të Kazakistanit, Tobol Kostanay.