Ligue 1/ Luhen gjashtë ndeshjet e javës 22, dominim i skuadrave vendase

Ditën e sotme janë zhvilluar 6 ndeshjet e radhës së javës së 22-të të Ligue 1 në Francë.

Bie në sy dominimi i skuadrave vendase, pasi përveç Nantes që humbi 0-1 në shtëpi kundër Bordeaux, ekipet e tjera kanë arritur të marrin maksimumin e pikëve në stadiumet e tyre respektive.

Tri skuadrat që rrezikojnë rënien nga kategoria, Lille, Toulouse dhe Angers kanë pësuar disfata përballë kundërshtarëve të tyre, duke e bërë garën për mbijetesë, edhe më të “ethshme”.

Ndeshjet:

Nantes-Bordeaux            0-1

Amiens-Guingamp         3-1

Montpellier-Toulouse   2-1

Rennes-Angers               1-0

Strasbourg-Dijon          3-2

Troyes-Lille                    1-0