Legjenda Gynesh, ai që vendosi golin “Fair Play” për Skënderbeun

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Beshiktashit do të kujtohet gjatë për episodin e çuditshëm në minutat e para, kur Beshiktashi shënoi dhe më pas i dha mundësinë Skënderbeut të realizonte në portën e boshatisur, me asnjë lojtar që nuk pengonte Soue të dërgonte topin në rrjetë.

Goli i korçarëve ishte meritë e një personi, trajnerit të Beshiktash, Senjol Gynesh. Tekniku i cili arriti të çonte Turqinë deri në vendin e tretë në Botërorin 2002, sapo pa Pektemek që dërgoi topin në rrjetën e portës së Skënderbeut, kur korçarët po shqetësoheshin për gjendjen e Jashanicës së dëmtuar, thirri pranë tij disa lojtarë.

Ndërsa lojtarët e Skënderbeut po protestonon pranë gjyqtarit për golin e pësuar, ai sinjalizoi drejt pankinës së skuadrës korçare se gjithçka do të rregullohej shpejt dhe menjëherë urdhëroi lojtarët e tij që të linin Skënderbeun të shënonte.

Në këtë mënyrë, me rifillimin e lojës nga qendra, topi i kaloi Soue i cili shënoi me duartrokitjeve të publikut që vlerësoi këtë gjest të veçantë. /E.K./vipsport.al/

more recommended stories