Kukësi prezanton kroatin Filip Zhderiç në Turqi, “blindohet” mbrojtja

Mbrojtësi kroat, Filip Zhderiç, është tashmë zyrtarisht pjesë e kampionëve të Kukësit. Në Turqi, ku ndodhen aktualisht edhe drejtuesit më të lartë të Kukësit, është bërë prezantimi i këtij futbollist me fanellën e ekipit kampion.

26-vjeçari Zhderiç, i cili vjen nga kampionati rumun, luan si mbrojtës i krahut të djathtë. Ai është prezantuar nga drejtori sportiv Nderim Nexhipi dhe menaxheri Naim Halili. Ky është afrimi i tretë zyrtar i Kukësit, pas Donjet Shkodrës dhe gjerogjianit Irakli Dzaria.

I pranishëm në Turqi është edhe presidenti Safet Gjici, i cili do të ndjekë nga afër miqësoren me Fenerbahçen. Vipsport.al