Konsiderohet si zëvendësuesi i Bufonit, Perin zbardh vendimin

Legjenda e Juventus, Bufon, vazhdon të përfaqësojë “shkollën e vjetër” të futbollit, në këtë aktualin. Megjithatë, një largim i portierit italian në fundin e sezonit duket i pashmangshëm.

Në Itali kishin nisur emrat e parë që mund të zëvendësonin Bufonin, teksa alternativa kryesore ishte Matia Perin. Por portieri i Xhenoas, në një intervistë për “Premium Sport”, ka mohuar gjithçka.

“Zëvendësuesi i Bufonit? Nuk e di, unë jam duke menduar vetëm të bëj sa më mirë tek ekipe i Xhenoas dhe të tregojë se e meritojë kombëtaren. Një portier në klasin e Bufonit, mund të vazhdojë ende të luaj në fushën e lojës”, është shprehur Perin. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

more recommended stories