Konfirmohet në Kosovë, Cana merr kryesimin e Vëllaznimit

Mediat kosovare e kanë konfirmuar lajmin që u përhap përpara pak kohësh, rreth mundësisë që Agim Cana kishte për të marrë drejtimin e Vëllaznimit.

Në ditën e sotme, sipas asaj që raporton “Gazeta Olle”, ka pasur një takim mes Agim Canës dhe kryetarit aktual të klubit, Shkëlzen Gashi. Babai i ish-kapitenit të kombëtares, Lorik Canës, do të jetë presidenti i ri i klubit të Vëllaznimit.

Zyrtarizimi pritet të vijë në ditët në vijim, ndërsa ky lajm është pritur me optimizëm të madh në Gjakovë. Vëllaznimi kërkon të rikthehet në vendin që i takon në kampionatin e Kosovës. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

more recommended stories