Këllqet e Sul Memës

Kur një i akuzuar për mashtrim, në Amerikën e vitit 1920, doli në gjykatë, u pyet nga gjykatësi: – “Pse e bëre një gjë të tillë?”. Përgjigja e tij, u shndërrua në debat social. “E bëra sepse kam këllqe të thyej ligjin”, deklaroi i akuzuari për mashtrim.

Sulejman Mema, doli në një intervistë ditën e sotme, në televizionin, ku një prej aksionerëve të kompanisë, është edhe një nga bashkë të akuzuarit për skandalin e shoqatave fantazëm. Përgjigja e ikonës së futbollit ishte shqetësuese: – “Unë nuk jam i fortë, por kam këllqe”.

Pse duhet të kesh këllqe për të thyer ligjin?! Kjo ishte edhe pyetja që u ngrit si temë debati në Amerikën e viteve 1920.

Një nga përgjigjet që u simpatizua më shumë vinte nga një sociolog: – “I akuzuari për mashtrim, mendon se ka këllqe për të thyer ligjin, pasi për një kohë të gjatë, ilegaliteti iu shndërrua në diçka normale të jetës. Një njeri me këllqe do konsideroja dikë, që nuk sakrifikon karakterin dhe imazhin e tij, për disa përfitime më shumë. Ajo do konsiderohej që ke mjaftueshëm “këllqe për t’i rezistuar tundimit për të përfituar në mënyrë të paligjshme”.

Pyetja mbi Sulejman Memën është: “Për çfarë i ka këllqet?!”.

more recommended stories