Kanë 15 vite pa fituar në Anfield, “kërcënimi” i Guardiolës: Do ju thyejmë rekordin

Mançester Siti do të përballet në “Anfield” me ekipin e Jurgen Klop. Kryesuesit e “Premier League” kanë një rekord negativ sa i përket ndeshjeve kundër Liverpulit në transfertë.

Kështu Mançester Siti ka 15 vite që nuk del me fitore nga kjo transfertë. Por, Guardiola nuk i frikësohet kësaj statistike, teksa në konferencën për shtyp përpara këtij takimi, shprehet se rekordet janë krijuar për t’u thyer.

“Ajo që duhet thënë në këtë takim, është se në 45 vite, ekipi i Mançester Sitit ka arritur të fitojë vetëm 2 herë në këtë transfertë. Hera e fundit që ne kemi arritur të fitojmë, ka qenë përpara 15 vitesh.

Kjo statistike e tregon sesa e vështirë do të jetë për ne ky takim. Megjithatë rekordet janë për t’u thyer dhe Serxho Aguero do ta thyejë atë në ditën e dielë”,është shprehur Guardiola. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/