Juventusi rrëmben talentin e Sampdorias, në sulm edhe për Pelegrinin

Juventusi është duke mbyllur afrimin e gjermanit Emre Çan, por thuajse ka kompletuar edhe një blerje tjetër. Takimi me drejtuesit e Sampdorias ka shkuar mirë dhe Marota ia ka dalë të sigurojë Denis Praet. Një blerje e perspektivës, por e rëndësishme.

Bardhezinjtë kanë fituar konkurrencën me Interin. Klauzola e mesfushorit belg është 25 milionë euro, ndërkohë në shënjestrën e Juves është edhe Pelegrini i Romës. Marota nuk e ka lënë t’i ikë nga duart talenti belg. Për momentin nuk ka zyrtarizim, por “Corriere dello Sport” bën me dije se gjithçka është e kryer. Mbeten vetëm disa detaje të vogla për t’u saktësuar.

Praet nuk është talenti i vetëm që Juventusi po kërkon. Marota ka edhe një emër tjetër, Lorenco Pelegrinin e Romës. Bardhezinjtë janë gati të marrin ish-lojtarin e Sasuolos, i cili ka të njëjtën klauzolë si Praet, 25 milionë euro. Vipsport.al

more recommended stories