Ishte kandidat edhe De Biazi, Australia zgjedh trajnerin që do ta drejtojë në Botëror

Është folur shpesh se ish-trajneri i Kombëtares kuqezi, Xhani De Biazi, do të merrte drejtimin e Australisë, që është kualifikuar për në fazën finale të Botërorit të Rusisë, por tashmë “kangurët” e kanë gjetur “timonierin” e ri.

Roberto Mançini, sipas “The Australian”, do të jetë trajneri i ri i Australisë, pasi kjo është zgjedhja e drejtuesve të federatës. Trajneri aktual i Zenitit do të jetë në krye të Australisë vetëm për në Botërorin e Rusisë.

Federata e Australisë ka nisur kontaktet direkte me trajnerin Mançini, i cili e ka treguar në të shkuarën se dëshiron të drejtojë një ekip kombëtar. Madje, i është vetëofruar edhe Italisë, që ende nuk e ka një trajner. Vipsport.al

more recommended stories