Ish-sekretari i FSHF, Prodani: Ja pse u krijuan shoqatat rajonale, s’e di pse nuk janë regjistruar

I ftuar në emisionin “Repolitix” në “Report TV”, ish-Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani ka folur për shoqatat rajonale, të cilat kanë të drejtë vote në Asamblenë Zgjedhore në FSHF, por që rezultuan se nuk janë regjistruar në Gjykatë.

“Këto shoqata janë krijuar në vitin 2002. Synimi i tyre ishte organizativ, të ndihmonin futbollin në zonat e tyre dhe të ndihmonin kampionatet kombëtare.

Kjo pasi pjesëmarrja në kampionat kombëtar kishte një sërë procesesh të gjata. Ndërkohë që krijoheshin klube të reja që donin të merrnin pjesë në kampionat. Më pas FSHF mendoi krijimin e shoqatave, u konsultua me UEFA-n. Në këtë mënyrë, për të marrë pjesë në kampionat legjitimohej edhe përmes pjesëmarrjes në këto shoqata.

Më pas, unë e di se u ngarkuan persona të caktuar për t’i regjistruar në gjykatë, por nuk e di përse nuk janë regjjistruar”, tha Prodani.