Interi huazon Lisandro Lopezin, fiksohen vizitat mjekësore për mbrojtësin

Lisandro Lopez është lojtari më i ri i Interit. Mbrojtësi do të jetë të hënën në Milano për vizitat mjekësore. Ai do të kalojë te skuadra e Spaletit në formë huazimi, me të drejtën e blerjes në fund. Benfika ka dhënë “ok”-in për këtë transferim. Lopez është 28 vjeç dhe ka nënshtetësinë argjentinase dhe atë spanjolle.

Drejtuesit i bëjnë kështu Spaletit dhuratë një mbrojtës qendre me më shumë përvojë se Bastoni. Tani Interi do të ketë një mbrojtje më të fortë. Në ndeshjet e fundit skuadra e Spaletit ka vuajtur shumë në mbrojtje dhe trajneri përdori me humor shprehjen: “Edhe nëna ime e kupton që na duhet një mbrojtës qendre”. Vipsport.al