Ilnica: E turpshme që lojtarët e Kombëtares mbështetin hapur Dukën për kreun e FSHF

Prezent në studion e emisionit “Repolitix” në Report TV, kryeredaktori i “Telesport”, Eduard Ilnica ka folur për nismën për mbështetje të lojtarëve të Kombëtares për kandidaturën e Armand Dukës për kreun e FSHF.

Sipas tij, është e turpshme që lojtarët të përfshihen në garën për kreun e FSHF-së.

“Nuk e kuptoj “fushatën” që kanë nisur disa lojtarë të kombëtares apo edhe trajnerë të ekipeve kombëtare për të mbështetur kandidaturën e Armand Dukës në krye të FSHF-së.

Përshembull, përse Alban Bushi që është trajner i Shpresave, mbështet hapur kandidaturën e Dukës për president të FSHF? Gjithashtu është e pakuptimtë që Andi Lila apo Ansi Agolli dalin hapur në mbështetje të Dukës. Përse lojtarët duhet të përzihen në këtë garë? Kjo gjë është e turpshme.

Çfarë do bëjnë këta nëse Fino do të zgjidhet president i FSHF-së?  A do ketë paragjykim në këtë pjesë? Pra, mbështetja e lojtarëve apo trajnerëve të Kombëtares është e gabuar”, tha kryeredaktori i “Telesport”, Eduard Ilnica në emisionin “Repolitix” në “Report TV”.

more recommended stories