I sygjeruan Strakoshën, Jurgen Klop vendos për portën

Ka marrë fund diskutimi i portierit që pritet të mbyll këtë sezon kampionatin tek ekipi i Liverpulit. Tekniku gjerman ka vendosur që Loris Karius do të jetë portieri i parë i këtij ekipi.

Pavarësisht gabimeve të bëra nga ana e portierit ndaj Mançester Sitit, Klop është shprehur kështu në konferencën e shtypit përpara ndeshjes me Suonsin:

“Vërtet mendoni se mund të ndryshoj mendjen kaq shpejt? Është e veshtirë të jesh portier ose qendër mbrojtës tek Liverpuli, pasi askush nuk të fal as edhe një gabim të vetëm. Karius ka shumë për të përmirësuar, por unë kam parë shumë gjëra të mira në ndeshjen e tij”, është shprehur Klop.

Vetëm pak ditë më parë një nga mediat sportive më pranë klubit të Liverpulit, i sygjerojë trajnerit gjerman emrin e Thomas Strakoshës. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/