Hazard komenton shitjen e Koutinjos nga Liverpuli: Negative për Premier League

Lojtari belg i Çelsit, Eden Hazard, ka folur për “BeIN Sports” në lidhje me transferimin e Filipe Koutinjos te Barcelona:

“Sigurisht, ishte një vendim i mirë për të, por ishte negativ për Premier League. Koutinjo ishte nga lojtarët më të mirë të Premier. Kemi luajtur shpesh kundër dhe besoj se është një lojtar fantastik. I ruoj ta shfrytëzojë mirë këtë mundësi”, – tha Hazard.

Nga këto fjalë të futbollistit belg mund të nënkuptohet se edhe largimi i tij nga Anglia është vetëm çështje kohe, duke qenë se Reali i Madridit e ndjek prej kohësh. Vipsport.al