Gigs apo Bellami, dy legjenda për stolin e përfaqësueses së Uellsit

Përfaqësuesja e Uellsit është në kërkim të një trajneri, që pas largimit të Kris Koleman nga drejtimi i saj dhe me sa duket po u drejtohet ish-futbollistëve të shquar në vite për të marrë përsipër këtë detyrë.

Sipas mediave britanike, emri i parë në listën e dëshirave të federatës është ai i ish-mesfushorit të Mançester Junajtid, Rajan Gigs. Ky i fundit kërkon prej kohësh një post trajneri dhe shpeshherë është përfolur pranë klubeve të ndryshme në Angli. E vetmja eksepriencë e Gigs si trajner ka qenë ajo kur në vitin 2014 ishte për një periudhë të shkurtër trajner i përkohshëm i Mançester Junajtid.

Një tjetër bashkëlojtar i periudhës kur ai ka veshur fanellën e Uellsit, Kreig Bellami, është kandidat për këtë post dhe mendohet se mund të jetë rival i fortë për Gigs, ndonëse edhe ai ka zero eksperiencë si trajner. /vipsport.al/